Ylli i Real Madridit, Sergio Ramos pas fitores ndaj Bayern Munichut ka thënë se ekipi ka mundur të shënojë edhe më shumë gola në përballjen e sotme.
Reali fitoi me rezultat 1 me 2 në çerekfinalen e parë ndaj Bayernit në “Allianz Arena”, falë dy golave të shënuara nga Cristiano Ronaldo, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte një fitore e madhe për ne, por ne do të kthehemi në shtëpi me ndjenjën se kemi mundur të shënojmë edhe një gol”, është shprehur Ramos.
Ai më tutje ka thënë se ende është gjithçka e hapur, përkundër fitores si mysafir.
“Do të doja të shënoja gol këtu, por e rëndësishme është që fituam. Megjithatë ende është gjithka e hapur”, ka thënë ai.