Pas formës së jashtëzakonshme që është duke e kaluar në këtë sezon, Paulo Dybala raportohet se ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin.
Mediat italiane raportojnë se Dybala ka nënshkruar kontratë të re me “Zonjën e Vjetër” që do ta mbajë atë me kampionin e Serie A deri më 2021, kurse argjentinasi do të fitojë 7 milionë euro në sezon, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDybala ishte një nga më meritorët në fitoren e mbrëmshme ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, 3-0, duke shënuar dy herë.
Juve e kishte transferuar Dybalan nga Palermo në korrikun e vitit 2015 për 33 milionë euro, ndërsa këtë sezon ka shënuar 16 gola dhe tetë herë ka asistuar në 36 ndeshje.
Argjentinasi është një nga lojtarët më të kërkuar nga gjigantët evropianë, duke përfshirë edhe Real Madridin dhe Barcelonën.