Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata paralajmëron kalimin në Premier Ligë

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata ka thënë se do të ishte i gatshëm të kalonte në Premier Ligë nëse këtë ia mundëson edhe klubi i tij aktual.

Chelsea verën e kaluar është lidhur me një transferim të Moratas, i cili u rikthye te Reali, por sivjet ka realizuar vetëm 15 paraqitje nga fillimi për klubin spanjoll dhe ka paralajmëruar se mund të largohet në drejtim të Anglisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam shumë i lumtur në Madrid dhe kam përkrahje, por nëse vjen një ofertë dhe duan të më shesin, nuk do t’i mbyllja dyert”, ka thënë Morata për The Guardian.

“Më pëlqen Italia, por nëse një ditë largohem, jam i sigurt se do të jetë Premier Liga”.