Mbrojtësi i majtë i përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada, të martën e ka vazhduar për tre vjet kontratën me klubin gjerman të Bundesligës 2, Sandhausen.
Kontrata e vjetër i skadonte në fund të edicionit, ndërsa me kontratën e re do të jetë te Sandhauseni deri në verën e vitit 2020, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPaqarada më herët këtë edicion ka pasur telashe me aktivizim, ndërsa ka thënë se klubi në këtë mënyrë po i bënte presion për të vazhduar kontratën. Ai fillimisht rezistoi, por tashmë është pajtuar për kontratë të re.
22-vjeçari është paraqitur në dy ndeshjet e fundit, ndërsa prej nëntorit të vitit të kaluar ka munguar në shumicën e ndeshjeve. Ka luajtur në 16 prej 28 ndeshjeve të këtij edicioni. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.