Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kanada, SHBA dhe Meksika aplikojnë për organizim të botërorit

Kanada, Amerika dhe Meksika kanë deklaruar qëllimin e tyre që zyrtarisht të paraqesin kandidaturën për t’u bërë nikoqir të Kupës së Botës 2026-të, që do të përfaqësonte për herë të pare tri shtete ku do të mbahej kjo garë e FIFA-s.

Këtë kërkesë e ka paraqitur konfederata e veriut, Amerikës qendrore dhe shoqatës së futbollit karabian, së bashku me presidentin e Shoqatës së Futbollit të Kanadasë, Viktor Montaglianin, presidentin e Federatës së Futbollit të SHBA-së, Sunil Gulati dhe presidentin e Federatës së Futbollit të Meksikës, Decio Detaria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë plan përfshihen që 60 ndeshje të luhen në Shtetet e Bashkuara, dhe nga 10 në Meksikë dhe Kanadë, sipas Gulatit.

Sa i përket asaj se presidenti Donald Trump kishte në plan ndërtimin e një muri për të ndalur imigrimin nga Meksika, Gulati ka thënë se Trump e ka përkrahur këtë iniciativë dhe e kemi fituar përkrahjen edhe nga qeveritë e dy shteteve tjera.