Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova pëson edhe nga Malta, Shqipëria mposht Greqinë

Kosova ka pësuar edhe humbjen e tretë në fazën parakualifikuese për Botërorin në futboll për femra.

Pas humbjes nga Shqipëria dhe Greqia, kosovaret u mposhtën edhe nga Malta me rezultat 1 me 3.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cuschieri, Carabott dhe Theuma shënuan golat për Maltën në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Blerta Shala ngushtoi rezultatin.

Në takimin tjetër të Grupit B, Shqipëria mposhti Greqinë me rezultat 2 me 1.

Doci i dha epërsinë Shqipërisë në minutën e 16-të, ndërsa greket barazuan gjithçka dy minuta më vonë.

Në minutën e 90-të, Furtuna Velaj, shënoi për fitoren vendimtare që çon tutje kombëtaren kuqezi në fazën kualifikuese për Botëror.