Boksieri junikas Haxhi Krasniqi dëshiron të nisë një epokë të re në sportin e boksit në Gjermani.
Krasniqi, që në ringun profesionist bokson me emrin Robin, më 22 prill në Erfurt të Gjermanisë do të përballet me boksierin armen me shtetësi gjermane Arthur Abraham në një meç eliminator për titullin e botës në versionin WBO në kategorinë super të mesme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrasniqi 30-vjeçar jo vetëm që planifikon t'i japë fund karrierës së Abrahamit, por edhe të nisë një epokë të re në boks në Gjermani, transmeton Koha Ditore.
"Unë dua të ndez një epokë të re. Do të jetë një ndryshim në sportin e boksit në Gjermani", ka thënë Krasniqi, përcjell gazeta gjermane "Bild".
Krasniqi në ringun profesionist ka 46 fitore (17 KO) e katër humbje. Abraham 37-vjeçar ka 45 fitore (30 KO) e pesë humbje.
Boksi në Gjermani ka pësuar rënie në vitet e fundit. Marrëveshjet e mëdha me televizione janë larguar dhe kampionët e vetëm aktualë të botës, si rasti i Tyron Zeuges, nuk i njeh thuajse askush.
Krasniqi është pjesë e kompanisë së njohur gjermane SES Boxing. Në rast se mposht Abrahamin më 22 prill, atëherë do të ketë rastin të ndeshet me superyllin meksikan Gilberto Ramirez, që është kampion i versionit WBO.
Dhe me këtë Krasniqi do të shtyjë para edhe disa talente tjera të SES Boxing.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.