Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Distria po e hap rrugën për përballje me Majlindën në finale të evropianit

Distria Krasniqi po e hap rrugën për t'u përballur me Majlinda Kelmendin në finale të kampionatit evropian të xhudos që prej 20 deri më 23 prill mbahet në Varshavë të Polonisë, shkruan sot Koha Ditore.

Me triumfin në Grand Prix të Antalyas, në kategorinë deri 52 kilogramë, Distria ka fituar plot 700 pikë dhe ka bërë ngritje të madhe në ranglistën botërore. Është ngritur për plot nëntë pozita dhe tani është e katërta në ranglistë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më lart se ajo në kategorinë deri 52 kilogramë janë vetëm Majlinda, braziliania Erika Miranda dhe izraelitja Gili Cohen. Pra Distria është evropiania e tretë më e ranguar dhe në kampionat evropian do të jetë bartëse e tretë, pas Majlindës dhe Gili Cohenit.

Kjo nënkupton që nëse Distria e ka rrugëtimin e duhur, përkatësisht atë që e pret trajneri Driton Kuka, ajo në finale do të përballet me Majlindën, që vlerësohet favorite për të artën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.