Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se më shumë është i brengosur për rezultatet e dobëta të skuadrës së tij se për të ardhmen e vet si trajner.
Pas turpërimit 3 me 0 nga Crystal Palace, Wenger është pyetur sërish nga gazetarët për të ardhmen e tij, pro francezi thotë se “sot nuk ishte në disponim për këtë temë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përballem përherë me këtë pyetje në konferenca, por tani nuk jam në disponim të flas për këtë. Për momentin i kushtoj më shumë vëmendje faktit që dolëm me rezultat zhgënjyes”, ka thënë ai, raporton BBC, transmeton Koha.net.
Arsenali mbetet i gjashti me 54 pikë të tubuara, tri më pak se Manchester Unitedi që është i pesti e shtatë më pak se Manchester City që mbyll top-katërshen.