Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Drilon Hajrizi, kaloi me shumë zhurmë dhe bujë te Prishtina, edicionin që lamë pas.
Por përkundër kësaj dhe problemeve të shumta, me të cilat u përballën prishtinasit, Hajrizi, ka arritur që të bëhet një ndër lojtarët kryesorë, deri më tani te 'bardhekaltrit'.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetë lojtari për Sportin Total ka treguar fillimet e tija të vështira me prishtinasit.
Ish-basketbollisti i Pejës e Trepçës, thotë se përkundër vështirësive në të cilat ka hasur në fillim, aktualisht është duke kaluar momente të mira në fanellën e kryeqytetasve.
26-vjeçari thotë se te Prishtina, ka ardhur për të fituar Ligën Ballkanike, synim ky të cilën nuk e arriti këtë edicion me 'bardhekaltrit', por shpreson ta mbyllë sezonin me një trofe tjetër.
Hajrizi deri më tani me kryeqyetasit ka arritur të fitojë Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhti Pejën, përderisa në Superligë, mbajnë pozitën e parë në renditje me 47 pikë të tubuara.