Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka paralajmëruar se klubi do të tentojë të mbajë shumicën e lojtarëve britanikë që ka në dispozicion.
Klubi londinez ende nuk është marrë vesh për kontratat e reja me Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin, dy lojtarë që kanë vetëm edhe 18 muaj kontratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç tyre, Wengeri ka thënë se është e rëndësishme për klubin që të sigurojë katërshen britanike, Aaron Ramsey, Alex Oxlade-Chamberlain, Jack Wilshere dhe Kieran Gibbs.
“Ende kemi një grup të lojtarëve të rinj, por duhet t’i mbajmë të gjithë”, ka thënë Wenger, raporton The Telegraph.
“Kemi Ramseyn, Chamberlainin, Wilshere, Gibbs. Duhet të marrim vendim për këta lojtarë dhe t’i mbajmë së bashku”.