Adnan Januzaj ishte 18-vjeçar, kur për herë të parë u paraqit për Manchester Unitedin. Ai fitoi Superkupën e Anglisë (Community Shield), më pas shënoi dy gola në ndeshjen e tij të parë si titullar në Premier League, dhe firmosi kontratë pesëvjeçare.
Atij i ishte dhënë fanella me numër 11 - që i kishte takuar ikonës Ryan Giggs - dhe madje edhe Anglia po e ndiqte djaloshin e ri, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne i kemi sytë tek ai", kishte thënë seleksionuesi i Anglisë, Roy Hodgson.
Tash, Januzaj është 22-vjeçar, i padëshiruar te Manchester Unitedi, i huazuar te Sunderlandi, dhe po fishkëllehet nga tifozët e kësaj skuadre që është duke bërë rrugën e paevitushme drejt rënies në Kategorinë e Dytë të Anglisë. Kështu cila është gjëja e radhës për Januzajn? (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.