Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollisti i mbijetuar nga aksidenti ajror, po shtyn para

Jakson Follmann mbahet në paterica dhe bën një hap pas tjetrit me dhembje, duke e testuar protezën që tash zë vendin, që dikur e kishte këmbën e djathtë.

Proteza është përshtatur për trupin thatanik të Follmannit dhe i është vendosur vetëm një javë më parë. Dhe derisa ai e provon atë, babai i tij Paolo dhe fiziterapeutja Eliene Lima, e përkrahin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur Follmann, ish-futbollist, arriti në fund të rrugës së caktuar, të gjithë në dhomë duartrokitën në festë. Lima e përqafoi Follmannin. Ai u kundërpërgjigj me një buzëqeshje.

Kanë kaluar më tepër se dy muaj që kur Follmann 24-vjeçar,e humbi këmbën e tij, në lëndimin më serioz nga shumë që ka pasur gjatë karrierës, kur aeroplani që e bartë skuadrën braziliane të futbollit, Chapecoense, u rrëzua në Kolumbi, ndërsa ishte rrugës për ta bartur ekipin për një ndeshje.

Rrëzimi u mori jetën 71 personave, përfshirë gati çdo lojtar si dhe trajnerin e Chapecoenses, skuadrës provinciale, që po i afrohej një fundi përrallor të stinorit.

Follmann, një portier rezervist, ishte një nga shtatë personat që u gjetën të gjallë nga trupat e shpëtimit. Njëri nga të gjeturit gjallë, ndërroi jetë më pas në spital... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.