Te klubi që e menaxhon dhe e ka në shfrytëzim stadiumin “Adem Jashari” shpresojnë se leja që dha UEFA, të shfrytëzohet për një renovim të shpejtë të këtij objekti gjigant. Por në klubin e futbollit Trepça shpresojnë se renovimi të jetë cilësor, i nivelit dukshëm më të lartë se ai që është bërë në fillim të vitit 2014.
Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) të enjten njoftoi se në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë mund të luhen ndeshje të fazave të para kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri të enjten “Adem Jashari” nuk ishte në dispozicion për ndeshje ndërkombëtare të klubeve, pasi kishte një ndalesë të UEFA-s, për shkaqe sigurie, në bazë të një rekomandimi të KFOR-it. Kjo ndalesë, më në fund është hequr këtë javë.
Kështu që “Adem Jashari” është në dispozicion për ndeshje të klubeve, me kusht që ai të rinovohet deri në fund të qershorit, kur kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës pritet të luajnë ndeshjet e para në kualifikime për Champions, përkatësisht për Ligën e Evropës. Pos që stadiumi të plotësojë kriteret e kërkuara nga UEFA, duhet që edhe klubet të plotësojnë kushtet për licencim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.