Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa, Prishtina e Liria u bashkohen skuadrave çerekfinaliste

Besa e Pejës e ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll vetëm pas vazhdimeve. Besa e eliminoi Dritën e Gjilanit, një prej skuadrave më të përforcuara në mes të dy stinorëve.

Ndeshja e një së tetës së finales së Kupës së Kosovës u zhvillua të dielën në fushën e rënduar të stadiumit “Shahin Haxhiislami”, në Pejë, shkruan sot “Koha Ditore”. Koha e rregullt e ndeshjes që u zhvillua nën reshje të kohëpaskohshme të borës përfundoi me shifrat 1:1. Kështu për ta përcaktuar fituesin u luajtën dy vazhdime nga 15 minuta. Në vazhdime Besa realizoi dy herë dhe me fitoren 3:1 kaloi në çerekfinale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po të dielën, kalimin në çerekfinale e siguruan edhe Prishtina e Liria. Prishtina në Gjakovë e mposhti Vëllaznimin me shifrat 1:0, ndërsa Liria në Prizren ishte më e mirë se Bashkimi i Koretinit (2:0).

Ndeshja ndërmjet Flamurtarit e Trepçës nuk u zhvillua për shkak se fusha e Flamurtarit ishte e mbuluar me shtresë të madhe të borës. Është vendosur që ky takim të luhet të mërkurën.

Të shtunën çerekfinalen e siguruan Llapi, Drenica, Trepça '89 dhe Ferizaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.