Sergio Ramos thotë se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i ka dyert e hapura në Bernabeu.
Sulmuesi francez shënoi golin e barazimit në derbin kryeqytetas të shtunën, 1 me 1, dhe pas takimit ai deklaroi se nuk e përjashton mundësinë që një ditë të luajë për “Mbretërit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të shohim, këto lloje të transferimeve bëjnë bujë. Ai është lojtar i shkëlqyeshëm që e ka dëshmuar veten për shumë vjet. Madridi është gjithmonë i hapur për lojtarë të mëdhenj”, ka thënë për “Marca”, transmeton Koha.net.
Reali është i pari në La Ligë, me tri pikë para Barçës, me një ndeshje më pak të zhvilluar.