Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vjen medalja e katërt këtë javë për xhudon kosovare

Loriana Kuka, xhudistja e re kosovare, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 70 kilogramë në Kupën Evropiane për Juniorë në Lignano të Italisë.

Ajo arriti këtë sukses pas katër luftërave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo është medalja e katërt këtë javë për xhudon kosovare. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ditë më parë fituan të artat në Turneun në Turqi, ndërsa Flaka Loxha siguroi të bronztën në Itali në kategorinë deri 57 kilogramë.

Image

Suksesit i është gëzuar edhe trajneri i njohur kosovar, Driton Kuka, që e ka quajtur javën më të bereqetshme të xhudos kosovare

“Vjen edhe medalja e katërt kêtë fund javë ...

Si kurrë më parë Kosova ka fituar medalje në gara zyrtare të Kupave Botërore për të rritur në Antalya dhe junior në Lignano të Italisë!

Loriana Kuka ma në fund kurorëzoi me medalje të bronztë pas 4 luftërave në kategorinë 70 kg për juniore në Itali!

Java më e bereqetshme e xhudos Kosovare e plus ketë javë pushoj Kampionja Olimpike!

#Tokyo2020”, ka shkruar ai në Facebook.