Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lawrenson: Lucas dukej se ishte nga Kosova kur erdhi në Liverpool

Legjenda e Liverpoolit, Mark Lawrenson ka zbuluar se kur Lucas Leiva ishte bashkuar me “Të Kuqtë” nuk dukej si brazilian, por si kosovar.

Laërenson ka thënë se Liverpooli ka nevojë për lojtarë si Lucas Leiva, i cili më 2007 ishte transferuar në Anfield Road nga Gremio.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

30 vjeçari është mesfushor defansiv, por Klopp në këtë sezon shpesh e ka përdorur si qendërmbrojtës.

“Lucasi është fantastik. Nëse ju kujtohet kur ai kishte ardhur këtu, në sezonin e tij të parë dhe të dytë të gjithë thoshin se ai nuk mund të jetë brazilian, ai duhet të jetë nga Kosova sepse nuk e prekte asnjëherë topin. Por, ia doli, ai hyri në lojë, luan dhe vazhdon ta bëjë këtë. Nuk mund të kesh mjaftueshëm njerëz të tillë në skuadër, dhe ai ende është lojtar i mirë”, është shprehur Lawrenson për LFC TV.

Në këtë sezon Lucas ka bërë 26 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin, duke shënuar njëherë dhe duke bërë një asist.