Ka shumë pak gjëra, të cilat e bëjnë të bashkuar popullin e uritur dhe të ndarë politikisht në Republikën Islamike të Pakistanit. Sporti i kriketit është njëri prej këtyre gjërave të pakta që ia del mbanë t'i bëjë të gjithë së bashku.
Ishin ditët e para të muajit mars, kur shteti po organizonte ndeshjen më të madhe pothuajse pas një dekade, kur miliona njerëz u dyndën nëpër kafene, restorante dhe vende të tjera për të përcjellë finalen e Superligës së Pakistanit në kriket, e cila po luhej në qytetin lindor Lahore. Por euforia e popullit pakistanez nuk mbaroi këtu, shkruan DW.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDiku nga gjysma e muajit mars mediumet sociale u çmendën me lajmin se disa nga mundësit ndërkombëtarë po udhëtonin në Pakistan për një turne të mundjes, përcjell Koha Ditore.
Ndërsa, së fundi është konfirmuar edhe lajmi më i madh në kohët e fundit: ish-portieri i Përfaqësueses së Anglisë, David James, dhe ish-mesfushori i Holandës, George Boateng, do t'i bashkohen legjendës braziliane Ronaldinhos për një vizitë gjatë muajit korrik në këtë vend.
Ky lajm ka bërë që gjithë Pakistani të presë me padurim ardhjen e muajit korrik...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.