Ka qenë një javë e vështirë për futbollin e Kosovës. Një ndeshje do të hetohet për “kurdisje”, transmeton KTV.
Një gjyqtar dhe një trajner i Superligës dyshohen për manipulime dhe të shtunën në Obiliq, shpërtheu dhuna.
Kurse në fitoren e Prishtinës ndaj Trepçës, “Plisat” sulmuan disa zyrtarë të Trepçës, në përleshjen pas përfundimit të ndeshjes. Pamjet janë të huazuara nga Tribuna Channel.