Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina siguron fitoren e tretë nën drejtimin e Thaçit, ‘Nikli’ e Drita ndajnë pikët

Ferronikeli dhe Drita kanë luajtur pa gola të shtunën në ‘Rexhep Rexhepi’, në kuadër të javës se 25-të të Vala Superliga e Kosovës në futboll.

Kampionët në fuqi pavarësisht se bën lojë më të mirë në terren, e kërkuan më shumë golin, megjithatë, Drita me angazhim maksimal ia doli që të një pikë të madhe nga ky udhëtim i vështirë në garën për t’i ikur barazhit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe pas këtij barazimi, Ferronikeli mbetet në pozitën e dytë më 46 pikë, derisa Drita ka 22 pikë dhe është e nënta në renditjen tabelore, raporton KosovaPress.

Ndërkohë, Prishtina mund Trepçën me rezultat 2-1, në ‘Agron Rama’ të Kastriotit për të prekur fitoren e tretë radhazi nën drejtimin e Arsim Thaçit.

Liridon Leci (26’) zhbllokoi rezultatin duke sjell Prishtinën në epërsi prej 1-0, mirëpo, pesë minuta më vonë ‘xehetarët’ u kthyen në lojë më golin e Amir Prishtinës.

Fitoren skuadrës ‘bardhekaltër’ ia siguroi Mërgim Pefqeli (71’). Prishtina tani ka 51 pikë në vendin e tretë, kurse, Trepça është e parafundit me vetëm 16 pikë të grumbulluara.

Superliga / Java e 25-të

Rezultatet

Feronikeli-Drita 0-0

Prishtina-Trepça 2-1

E diel

Llapi-Hajvalia

Besa-Gjilani

Liria-Drenica

Trepça ’89-Ferizaj

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.