Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Stoke Cityt, ndeshje në të cilën asistoi ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri asiston në epërsinë e Stoke Cityt ndaj Liverpoolit
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Stoke City përfundoi pjesën e parë në epërsi me golin e shënuar nga Walters, i cili çoi topin në rrjetë me një goditje me kokë pas krosimit të bukur nga Xherdan Shaqiri në minutën e 44, raporton Koha.net.
Në pjesën e dytë Liverpooli u kundërpërgjigj duke shënuar dy gola, për dy minuta.
Coutinho shënoi në minutën e 70 për të barazuar shifrat, kurse pas dy minutave Formino shënoi një eurogol me një goditje të fuqishme.
Liverpooli me këtë fitore vazhdon luftën për top katërshe, dhe mban vendin e tretë me 63 pikë, dy më shumë se vendi i katërt Manchester City.