Tottenham Hotspur ka mposhtur Watfordin e Valon Behramit me rezultat 4 me 0, për të mbetur në garë për titullin e Premier Ligës, transmeton koha.net.
Londinezët serinë e golave e filluan me Dele Allin që realizoi në minutën e 33-të ndërsa gjashtë minuta më vonë u realizua edhe goli i dytë për Spurs. Ishte Eric Dier që realizoi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë minutën e fundit të pjesës së parë për rezultatin 3 me 0 u përkujdes Son Heung-Min. Jug-koreani i dha fund serisë së golave në minutën e 55-të kur realizoi pas asistimit të Kevin Trippier.
Me këtë fitore Tottenhami tani ka 68 pikë, katër më pak se Chelsea në pozitën e parë, por rivali i Spurs ka një ndeshje më pak të zhvilluar.