Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet mund ta kenë fatin e njëjtë si Përfaqësuesja për mungesë stadiumi

Kosova edhe pas 17 viteve akoma nuk ka asnjë stadium që i plotëson kushtet për zhvillimin e një ndeshje ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Kosovës tashmë ka zhvilluar pesë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, por gjitha sfidat i ka zhvilluar jashtë Kosovës, edhe ato si nikoqire i ka luajtur jashtë vendit tonë, konkretisht në Shkodër për shkak të mungesës së një stadiumi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, në muajin qershor, klubet e Kosovës për herë të parë në historinë e shtetit tonë pritet të marrin pjesë në garat e Champions Leagues dhe Europa League.

Por edhe klubet tona duket se do ta kenë të njëjtin fat me përfaqësuesen, sepse në bazë të punëve qysh po shkojnë në stadiumin e Prishtinës që është duke u rinovuar, si dhe në ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës, pak besohet se këto dy stadiumi do të jenë të gatshme për sfidat ndërkombëtare.

Në fillim të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ndërtimin e një Stadiumi Nacional, i cili do të ndërtohet në periferi të kryeqytetit, në Bernicë.

Drejtori i Departamentit për Sport në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj i ka thënë KosovaPress-it se tashmë është duke u punuar rreth procedurave të prokurimit ashtu siç e parasheh ligji në mënyrë që të zgjidhet një kompani e cila do të bëjë fizibilitetin më qendër nacionale për sport, ku do të ndërtohet edhe Stadiumi Nacional. Ai beson se sa më shpejt që është e mundur do të kontraktohet punëkryesi, por sipas tij, edhe gjetja e një donatori të mundshëm, sepse sipas Alajt, ndërtimin e Stadiumin Nacional ka koston e lartë.

“Pas vendimit për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar, ne menjëherë kemi filluar më caktimet e kritereve për fazën e fizibilitetit, tani jemi në procedurë të procedojmë për aktivitet të prokurimit në aspektin e procedurave që parashihe ligji i prokurimit që te kemi një kompani e cila do të bëjë fizibilitetin më qendër nacionale për sport, ku do të ndërtohet edhe Stadiumi Nacional. Kështu që jemi në fazën e caktimeve të kritereve të fizibilitetit që përcakton edhe master planin, por të njëjtën kohë përcakton edhe aspektin e vlerës financiare dhe kapacitetin e ulëse që duhet të këtë një stadium çfarë kërkohen nga UEFA për zhvillimin e aktiviteteve ndërkombëtare. Gjithë angazhimi dhe puna që është bërë në bazë të planit të punës, jemi duke punuar që këtë vit te kemi të kontraktuar edhe punëkryesuesin apo gjetjen e një donatori të mundshëm në aspektin e buxhetit për shkak së dihet se buxheti ka një vlerë të kostos bukur të madhe, kështu që ne kemi hulumtuar edhe tregun e jashtëm apo mundësitë që të kemi investime nga jashtme, kështu që jemi në proces dhe në bazë të studimit të fizibilitetit ne do t’i ndërmarrim edhe hapat tjerë që i parasheh ligji”, ka thënë Alaj.

Ai thotë se kostoja për ndërtimin e Stadiumit Nacional në Bernicë kap shifrën rreth 50 milionë euro. Alaj beson se në vitin 2019, Kosova do ta ketë Stadiumin Nacional.

“Në bazë të standardeve dhe vizitave që kemi pasur në Evropë dhe vendet tjera dhe hulumtimet që kemi bërë, një stadium i tillë i kapacitetit çfarë kemi parashikuar që të ketë 25-30 mijë ulëse, parashihet investimi dikund 40-50 milionë euro investime për një stadium të tillë. Në qoftë se nuk kemi ndërhyrje, ndryshime të planit të punës, mendojmë se në vitin 2019 do ta kemi Stadiumin Nacional të ndërtuar”, tha ai.

Ndërkaq, Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i ka thënë KosovaPress-it se Stadiumit Nacional nuk është çështje vetëm e sportit, por sipas tij, është çështje e imazhit të shtetit tonë. Ai shpreson se çështja e Stadiumit Nacional të mos politizohet. Ai thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e Stadiumit Nacional është vend im i duhur, por Salihu kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Sportit që të nisin punimet sa më shpejtë për shkak se UEFA dhe FIFA do të ketë disa tolerime në rinovimin e stadiumit te Prishtinës dhe atë të Mitrovicës.

“Ju e dini gjithë se çështja e stadiumit nacional nuk është më çështje vetëm e sportit, është çështje e imazhit shtetëror për arsye se dy stadiumet aktual që janë në rikustruim nuk i përmbushin kërkesat, do të jenë vetëm të përkohshëm, kështu që shpresoj që Stadiumi Nacional të mos politizohet për arsye se është në pyetje fytyra e këtij shteti, fytyra e gjithë komunitetit sportiv, sepse kemi vuajtur shumë deri sa kemi ardhur në këtë ditë. Mendoj se Ministria e Sportit, Qeveria kanë marrë vendim dhe mendoj se po shkon në rrugën e mirë, por procedura nuk guxon të vonohet shumë, duhet të vendoset në mënyrë që punët të fillojnë. Nëse fillojnë sivjet, atëherë edhe UEFA edhe FIFA, sidomos UEFA besoni se është duke na shkruar në bazë javore për çështjen stadiumit, sepse atëherë do të mund të toleroheshin disa kritere të buta për stadiumin ‘Adem Jashari’ dhe stadiumin e Prishtinës, prandaj është më rëndësi jetike për futbollin që ky stadium të kryhet”, ka thënë Salihu.

Salihu kërkon që procedurat e tenderimit të shkojnë sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që të nisin punimet në Bernicë. Sipas Salihut, Kosova në vitin 2019 do të bëhet me Stadium Nacional.

“Sipas Ministrit për Kulturë, Rini dhe sport, Kujtim Shala sivjet duhet të kryhen të gjitha proceset e tenderimit dhe të zgjidhet fituesi e pastaj do të jetë shumë më lehtë. Pra nëse sivjet merret përfundimi zyrtar, zgjidhet fituesi i këtij projekti, atëherë jam optimist. Për ne do të ishte në vitin 2019, po te ishte i përfunduar do të ishte ideal”, tha ai.

Pak ditë më parë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vizituan vendin ku pritet të nisin punimet për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Duke parë nga afër vendin në të cilin do të nisin punimet për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar, kryeministri Mustafa “shpreson se me ndërtimin e këtyre objekteve sportive do të konkurrohet jo vetëm në regjion, por do të konkurrohet dhe me vendet e Bashkimit Evropian”.