Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka mbajtur sot një ligjëratë në Kolegjin AAB, ku ka thënë se për të qenë i suksesshëm në një fushë duhesh domosdo ta kesh pasion.
Ish lojtari i famshëm me prejardhje nga Gjakova, i cili karrierën e tij e ka filluar në Paris Saint German foli për jetën e tij, shkollimin, periudhën e vështirë të të qenit refugjat, lidhjen e tij të fortë me Kosovën dhe Shqipërinë dhe pa dyshim edhe për futbollin dhe karrierën e tij. Ai foli edhe për fondacionin e tij, Lorik Cana 5 dhe punën që ky fondacion bën, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCana rrëfeu edhe për fillimin e karrierës së tij dhe vështirësive që i ka hasur rrugës.
“Unë nuk e kam pas prej fillimit zgjedhje me u bo sportist, por duke e parë babanë që ka qenë futbollist, ai më tha që ti do bëhesh futbollist. Kështu që ose do bëhesha futbollist ose do bëhesha futbollist, nuk kisha shumë zgjidhje. Por për të qenë i suksesshëm në një fushë duhesh domosdo ta kesh pasion. Unë e kisha futbollin pasion”, tha Cana para të pranishmëve.
I pyetur se nëse do e merrte një ofertë të zëvendësonte trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakun, pa marrë parasysh nëse tifozët Dardanët do ishin kundër si do reagonte, Cana tha se edhe ai është dardan.
“Nëse një ditë do ta shihja të arsyeshme dhe do të më ofrohej të bëhem trajner i Kosovës, nuk do ta kisha asnjë problem, pse jo”, ka thënë Cana, teksa ka vlerësuar lartë lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës.
Shikoni videon nga minuta e 26-të për ta parë deklaratën e tij: