Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

14 klube kërkojnë ndryshime në Federatën e Kikboksit

Plot katërmbëdhjetë klube dhe qindra kikboksierë pjesë e tyre, ka më shumë se dy vite që po stërvitin kot. Ky grup që thotë se përbën shumicën e klubeve të kikboksit të Kosovës, është lënë jashtë ombrellës së Federatës së Kikboksit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Aktiviteti i vetëm i tyre janë stërvitjet e çdoditshme, por pa mundësi që të garojnë në turne zyrtarë brenda vendit dhe pa mundësi që të fitojnë tituj e mirënjohje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grupi i këtyre klubeve kërkon ndryshime urgjente në Federatën e Kikboksit të Kosovës, në mënyrë që të përfshihen në federatë. E këtë ndryshim nuk e kërkon nga Federata dhe kryetari i saj, Fatmir Makolli, pasi kanë humbur besimin në të, por nga Departamenti i Sportit (DS) e sidomos nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.