Skuadra më e mirë në planet bëhet në mënyrë surprizë një kolumbiane, kjo të paktën sipas numrave të diskutueshëm të IFFHS-së.
Federata ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në futboll, për herë të parë që prej 1991-shit, ia ka dhënë podiumin një ekipi që nuk është europian, duke vlerësuar Atletico Nacional de Medellin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFormacioni nga Medelini fitoi në vitin 2016 Kupën Libertadores, kupën dhe superkupën kombëtare, doli e treta në Botërorin e klubeve, si dhe i la finalen e “Copa Sudamericana” rivalëve të Chapecoenses të goditur nga tragjedia ajrore.
Tashmë, kolumbianët e qytetit të Pablo Escobarit marrin një tjetër vlerësim, por për futbollin, transmeton tch.
Ekipi latin spostoi në vend të dytë ekipin më të fortë të Europës, pasi Reali i Madridit mban vendin e dytë, para skuadrës tjetër spanjolle Barcelona, në diskutimin e pikëve të mbledhura në një vit. Pasojnë në renditjen e IFFHS-së, Shakhtar Donetsk, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.