Xhudistja Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Prix që po mbahet në Antalya të Turqisë.
Gjakova mposhti garuesen nga Kirgizia Ksemila Beldiagina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhudistët kosovarë u kthehen garave në tatami, si pjesë finale të përgatitjeve për Kampionatin Evropian të xhudos që mbahet në Varshavë të Polonisë prej 20 deri më 23 prill, shkruan sot Koha Ditore.
Dy xhudistë e tri xhudiste nga Kosova të premten (sot) e të shtunën (nesër) garojnë në turneun Grand Prix që mbahet në Antalya. Të premten (sot) garojnë Fjolla Kelmendi në kategorinë deri 48 kilogramë, Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë. Të shtunën në kategorinë deri 73 kilogramë garojnë Akil Gjakova e Kushtrim Gashi.
Në Antalya nuk do të garojë kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, por me gjithë mungesën e saj, Kosova pritet të fitojë medalje në bregdetin turk.