Sport

Griezmann i lodhur nga spekulimet

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann thotë se është lodhur nga spekulimet për të ardhmen e tij.

26 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin nga Vicente Calderon në verën e vitit të kaluar, nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij që një ditë të luajë në Premier Ligë, transmeton Koha.net.

“Është gjithmonë e njëjta pyetje dhe tani nuk di se çfarë të them. E shoh veten duke përsëritur të njëjtat gjëra dhe e shoh veten këtu. Ndjej se është një përgjigje që e kam dhanë qe shumë herë, por kjo pyetje më ka lodhur”, është shprehur ai për AS.

Griezmann, që është në radarin e Manchester Unitedit, Chelseat dhe Manchester Cityt, ishte transferuar te Altetico Madridi më 2014 nga Real Sociedadi.