Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gerrard: Conte “gjeni i taktikave”

Ish-kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka vlerësuar lartë trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, të cilin e ka quajtur gjeni i taktikave në lojën e futbollit.

Në sezonin debutues të tij në Premier Ligë, Conte është duke e udhëhequr Chelsean drejt të titullit të ligës me shtatë pikë para ndjekësit të parë, Tottenhamit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas humbjes nga Crystal Palace në xhiron e kaluar, Chelsea këtë javë arriti të mposhtë Manchester Cityn me rezultat 2 me 1.

“Ai vëren gjërat shumë shpejtë. Kur gjithçka po shkonte keq në fillim të sezonit, ai e ndërroi formacionin nga katër në tre mbrojtsa. Madje edhe ndaj Manchester Cityt kur ata ishin të ekspozuar ndaj De Bruyne dhe David Silvas, që po shkaktonin probleme ai nxori një mbrojtës dhe e futi në lojë Nemanja Matiqin. Ai e forcoi dhe e menaxhoi lojën. Kjo është për shkak të taktikave të tij gjeniale. Ai i vëren gjërat shpejtë dhe reagon shumë shpejtë dhe kjo është ajo që i ka sjellë sukses”, është shprehur Gerrard për BT Sport.

Të shtunën Chelsea luan ndaj Bournemouthit, dhe më pas udhëton në “Old Trafford” për t’u përballur me Manchester Unitedin.