Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e kanë pritur me shqetësim pengesën që zyrtarët e klubit të futbollit, Trepça i kanë bërë ekipit të Kohavisionit.
Të dyja organizatat, vlerësojnë se veprimi i zyrtarëve të këtij klubi, paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjitha klubet duhet që të krijojnë hapësirë të njëjtë për të gjitha mediat dhe gazetarët pa dallim”, thuhet në reagimin e SHGSK-së dhe AGK-së.
ShGSK dhe AGK kërkojnë nga zyrtarët e klubit respektiv që të ndryshojnë këtë qasje si dhe të jenë bashkëpunues me gazetarë.