Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova pëson nga Shqipëria në minutën e fundit

Përfaqësuesja e femrave në futboll ka nisur me humbje parakualifikimet për Botërorin 2019, pasi është mposhtur nga Shqipëria në minutën e fundit të takimit me rezultat 3 me 2.

Arbiona Bajraktari kaloi Shqipërinë në epërsi në minutën e 17 ndërsa në minutën e 35-të Agnesa Rexha barazoi rezultatin. Në pjesën e dytë Kosova kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Rexha në minutën e 59.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shqipërisë barazimin ia siguroi Fortuna Velaj në minutën e 75-të ndërsa me një autogol të realizuar nga Blerina Kastrati Shqipëria siguroi fitoren në minutat e fundit.

Shqipëria prin në grupin B. Në grup janë edhe Greqia me Maltën.