Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk ka asgjë kundër James Rodriguezit edhe pse mesfushori grushtoi bankinën pas zëvendësimit kundër Leganes.
Jamez u nervozua me zëvendësimin e tij për Iscon kur kishin mbetur edhe 18 minuta deri në përfundimin e takimit që Real Madridi e fitoi me rezultat 4 me 2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKolumbiani realizoi gol dhe asistoi në golin e Alvaro Moratas, mirëpo atë nuk mund ta qetësonte as Marcelo.
“Nuk kam folur me të – është normale që lojtari dëshiron të luajë 90 minuta”, ka thënë Zidane.
“Ndodhin këto gjëra dhe kjo është e tëra. Nuk kam asgjë kundër Jamesit. Është e vërtetë që ai nuk luan shpesh, por është sulmues dhe po punon fort. Ai luajti mirë dhe jam i kënaqur me këtë. Bëj gjëra për të mirën e ekipit. E kuptoj nervozizmin e tij, por do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm për ne”.