Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi gjen zëvendësuesin e Ibrahimoviqit

Robert Lewandowski raportohet se do të jetë pasardhësi i Zlatan Ibrahimoviqit te Manchester Unitedit.

Ibrahimoviq, 35-vjeçar, gjatë kësaj vere do të jetë pa kontratë dhe ende nuk është pajtuar për vazhdimin e saj me klubin anglez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta spanjolle “Don Balon” raporton se sulmuesi i Bayern Munichut, Lewandoski, do të jetë në listën e dëshirave të Mourinhos në rast të largimit të shtatlartit suedez.

Ibrahimoviqi në debutimin e tij me Unitedin ka realizuar 27 gola në të gjitha garat dhe në rast largimi, do të lërë zbrazëti të madhe në sulmin e “Djajve të kuq”.

Por sulmuesi polak është zëvendësuesi i duhur i Ibrës. Ai sivjet ka realizuar 44 gola dhe ka kualitetet e duhura për një sulmues qendror, ashtu siç kërkon Mourinho.

Të gjitha shpresat e Unitedit për transferimin e Lewandowskit varen nëse klubi siguron një vend në Ligën e Kampionëve.