Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria “i bën kurth” Kosovës në prag të përballjes mes vete

Përfaqësuesja e femrave në futboll po përgatitet për debutim në ndeshje zyrtare ndërkombëtare. Ajo të enjten (sot) do të luajë ndeshjen e parë në kuadër të paraeliminatoreve për Botërorin 2019 në futboll kundër Shqipërisë, në përbërjen e së cilës do të jenë plot 12 futbolliste nga Kosova.

Por kjo nuk është e keqja e Kosovës, por gjithsesi se lidhet me Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi i drejtuar nga trajnerja Afërdita Fazlija do të paraqitet të enjten pa gjashtë futbolliste, të cilat më herët kanë luajtur për Shqipërinë, por që kishin të drejtën të luanin për Kosovën nëse do të ndiqeshin me kohë procedurat. Dhe, sipas trajneres Fazlija dhe zyrtarit të FFK-së, Bajram Shala, Federata e Shqiptare e Futbollit (FSHF) është dashur të niste me kohë dokumentacionin për kosovaret që donin të ktheheshin te Kosova.

Kjo nuk është bërë dhe Kosova nuk do të paraqitet me formacionin që kishte planifikuar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.