Muhamed Ismaili nga Shkupi është emëruar trajner i përfaqësueses shqiptare të hendbollit për meshkuj. Konfirmimi erdhi nga vetë Ismaili, i cili në të njëjtën kohë është edhe trajner i skuadrës KH Rinia nga Shkupi, bën të ditur Alsat-m.
Emërimi i tij në krye të stolit të kombëtares shqiptare është rast historik, ndërsa ai është realizuar me kërkesë të presidentit të Federatës Shqiptare të Hendbollit, Nesim Jahollari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuhamed Ismailit bëhet shqiptari i parë nga Maqedonia që merr postin e trajnerit të parë në një ekip përfaqësues kuqezi, ndërsa me emërimin e tij Shqipëria pretendon të përmirësojë gjendjen e hendbollit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Me Ismailin në pankinë, Shqipëria do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Federatave në Zhvillim, që do të organizohet prej datës 12 deri më 18 qershor në Bullgari.