Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka bërë thirrje për inkuadrimin e video-asistentëve në Premier Ligë pasi ekipi i tij barazoi 1 me 1 me Evertonin të martën mbrëma.
Zlatan Ibrahimoviq me një penalti në minutën e 93-të të takimit siguroi barazimin, pasi në pjesën e parë për Evertonin realizoi Phil Jagielka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMourinho pranoi se loja e Unitedit nuk ishte shumë e mirë, por ka insistuar se ekipi i tij do të siguronte tre pikë sikur të kishte teknologjinë për pozitë jashtë loje.
“Performanca nuk ishte shumë e mirë. Shpirti në pjesën e dytë ishte fenomenal, me disa lojtarë që kishin probleme fizike dhe nuk kishin besim”, ka thënë Mourinho për BT Sport.
“Ata luftuan deri në sekondën e fundit dhe me teknologjinë, ne do ta fitonim lojën 2 me 1 sepse nuk ishte ofsajd [goli i Ibrahimoviqit]. Është e vështirë për anësorin. Unë them se kur të vijë teknologji, do të ndihmojë të gjithë, veçanërisht ata”.