Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nikli nuk është dorëzuar, kërkon tri pikët në Ferizaj

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ferronikeli, nuk është dorëzuar në garën për titull, ndonëse ka mbetur nëntë pikë prapa Trepçës '89, shkruan sot Koha Ditore.

Ferronikeli të mërkurën (sot) udhëton në Ferizaj me synim për ta fituar ndeshjen ndaj skuadrës vendase. Kështu ka deklaruar trajneri i skuadrës nga Drenasi, Afrim Tovërlani. Në fitore shpreson edhe trajneri i Ferizajt, Argjend Beqiri. Ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Ferronikelit i takon xhiros së 24-t të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tovërlani ndeshjen ndaj Ferizajt e vlerëson si më të vështirën në këtë fazë.

"Ndeshja më e vështirë për ne është kjo kundër Ferizajt që nuk ka çka të humbë dhe do ta kërkojë të fitojë. Do të kemi ndryshime në formacion, por do të shkojmë të luajmë futboll të hapur. Ferizaj i ka llogaritë e veta, kurse ne tonat. Ka edhe shumë ndeshje për t'u zhvilluar dhe deri në momentin që mund të jemi në garë për titull do të luftojmë", ka thënë Tovërlani.

Skuadra nga Drenasi, e njohur edhe si Nikli, në fundjavë u befasua në stadiumin e vet nga Drenica, e cila fitoi 3:1. 89-shi të dielën fitoi ndaj Lirisë dhe kështu dallimi në pikë mes të parit dhe të dytit në tabelë u rrit në nëntë.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.