Video-incizimi i publikuar ku shihet gjyqtari Bajram Gashi, teksa tregon se i ka ndihmuar Dritës, në fitoren ndaj Prishtinës, 1:0 edicionin e kaluar ka bërë që edhe klubi i Prishtinës të reagojë rreth këtyre deklaratave.
Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, në një prononcim për Sportin në KTV, ka komentuar deklaratat e gjyqtarit Bajram Gashi, duke thënë se ky nuk është rasti i parë në futbollin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas këtij skandali të publikuar, i pari i prishtinasve, Ejupi, thotë se do të diskutohet në mbledhjen që do të mbahet se a do të vazhdojë Prishtina, të garojë në futbollin kosovar.
Pikërisht Prishtina të mërkurën në xhiron e 24-të do të luaj si mysafire e Dritës, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll dhe mbetet të shihet se a do të udhëtojnë për ta zhvilluar këtë ndeshje pas ngjarjeve të fundit, të cilat kanë ndodhur.
Prishtina mendon për largimin nga garat shkaku... by kohanet