Flet gjyqtari i përfshirë në skandal Bajram Gashi, gjyqtari i futbollit të Kosovës, i përfshirë në skandalin e trukimit të ndeshjeve, të martën ka dhënë versionin e tij për përfshirjen në këtë skandal.
Gjyqtari Gashi në një video-incizim, ku duket edhe trajneri i Dritës Ismet Munishi, ka treguar se si i ka ndihmuar Dritës ta mposht Prishtinën, ndër të tjera duke mos dhënë një penallti për Prishtinën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër KTV-në Gashi ka treguar për arsyet e takimit me trajnerin Munishi,derisa i ka quajtur të pavërteta, ato që janë publikuar në video-incizim.
Gashi ka mohuar ta ketë ndihmuar Dritën, si dhe përfshirjen e tij në ndeshje të tjera të kurdisura.
Ai edhe më parë ka qenë i akuzuar nga FC Prishtina, si gjyqtari që i penalizon ata, derisa ndaj tij ka pasur akuza edhe nga skuadrat e tjera të Superligës.