Wiz Khalifa ka zemëruar njerëzit në Kolumbi, pasi kishte lënë lule dhe një cigare marihuanë te varri i Pablo Escobarit, shkruan NME.
Reperi nga Pittsburghu kishte pasur një koncert në Medellin para se të vizitojë vendin ku Escobar është varrosur, transmeton Koha.net. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale me një buqetë me lule, dhe pranë saj një cigare marihuanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë veprim të tij kryetari i Medellin, Federico Gutierrez, kishte reaguar për këtë veprim të reperit duke thënë se Khalifa duhet të kërkojë falje për “avokimin e krimit”, dhe duhej të çonte lule te varret e njerëzve që Escobar kishte vrarë.
“Kjo tregon se ky djalë nuk ka vuajtur nga dhuna e shkaktuar nga trafikantët e drogës”, ka thënë ai për BBC Neës.
Escobari dhe kartelat e drogës që udhëhoqi në Medellin gjatë viteve të ’80-ta dhe ’90-ta besohet se janë përgjegjës për rreth 4 mijë vrasje, përfshirë edhe një bombardimin e një aeroplani, në të cilin kishin humbur jetën 107 njerëz. Kartelat e tij akuzohet se ka shpërndarë 80 për qind të drogës që është dërguar në Amerikë.
Khalifa më pas ka kërkuar falje për këtë, duke thënë se, “nuk kam dashur të ofendojë dikë me aktivitetet e mia personale në Kolumbi, por jam i kënaqur që erdhëm dhe përfunduam punën dhe të gjithë ishim të sigurt. Paqe dhe dashuri”.