Claudia Cardinale kërcen në posterin e Kanës me rastin e 70 vjetorit të ngjarjes më të madhe. Është një pamje e gëzuar e aktores që kërcen në sfondin e kuq flakë , fundi që rrotullohet , këmbët zbathur dhe flokët e shpupurisur .
Por, zgjedhja e festivalit që do të mbahet në 17-28 maj, pati edhe reagime negative: në krahasim me foton e shkrepur në 1959, kur aktorja ishte 20 vjeç, duket qartë që silueta është e prekur nga fotoshopi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte pikërisht e nevojshme? Pyesin shumë persona në rrjetet sociale. Aktorja nga ana e saj ka komentuar: “Jam e nderuar dhe krenare të jem në posterin e 70 vjetorit të Festivalit të Kanës dhe e kënaqur për zgjedhjen e kësaj fotoje. Është imazhi që unë vetë kam për festivalin, një event që ndriçon gjithçka përreth saj. Ai kërcim mbi çatitë e Romës daton që prej 1959. Asnjë nuk e kujton emrin e fotografit…. Edhe unë e kam harruar. Por kjo foto më kujton origjinën time, është e një momenti kur nuk kisha ëndërruar kurrë të ngjisja shkallët e kinematografisë më të famshme në botë. Gëzuar ditëlindjen”.
Nuk është hera e parë që Kana i bën homazh Italsë. Në 2009 Monica Vitti u zgjodh për posterin e manifestimit , një imazh i marrë nga “Aventura e Michelangelo Antononi” në 1960. Në 2014, shikimi i Marcello Mastroiannit i uronte mirëseardhjen artistëve në garë. Vitin e kaluar në poster ishte një imazh me një sfond të verdhë të artë, që i bënte homazh shkallëve të vilës Malaparte në ishullin e Kaprit./Republica/