Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Një burrë tentoi ta rrëmbente Lana Del Reyn

Ai e ka kërcënuar shumë herë këngëtaren nëpërmjet rrjeteve sociale.

Një burrë me thikë në dorë është arrestuar jashtë koncertit të këngëtares së njohur Lana Del Rey dhe akuzohet për tentim të rrëmbimit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Michael Hunt, 43 vjeçar, nga Florida është kapur jashtë koncertit të këngëtares “Amway Center” në Orlando të premten mbrëma, pasi policia mori një paralajmërim për një rrëmbim potencial.

Hunt mbante në dorë një thikë, thuhet në një postim në Twitter të Departamentit të Policisë së Orlandos.

Ai është duke u mbajtur në burgun Orange County, me akuzën për kërcënim të rëndë dhe tentativë për rrëmbim me armë.