“Albanian Outlawz”, grupi muzikor i zhanrit Hip-Hop i themeluar tash e 10 vjet, deri më tash në karrierën numëron me mijëra lansime dhe suksese.
Grupi në fillim të vitit 2018 e lansoi projektin me videoklip të titulluar, “Still Hated”, projekt ky i cili u mirëprit mjaft mirë nga audienca dhe adhuruesit e tyre, transmeton emisioni Express në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSe sa janë të kënaqur dhe me kë kanë bashkëpunuar në këtë incizim, tregojnë vetë ata në një intervistë ekskluzive për Express.
"Albanian Outlawz" jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, vendi ku i realizojnë projektet e tyre deri te produkti final. Por, sa e shohin të vështirë ata punën nga atje dhe depërtimin në tregun zviceran?
Tash e sa ditë anëtarët e grupit kanë paralajmëruar albumin e tyre të radhës, për të cilin zbuluan edhe detaje të tjera.
Ata flasin edhe për estradën, se si e shohin muzikën në Kosovë nga atje e veçanërisht zhanrin e tyre?
Një projekt me videoklip pritet të lansohet pak para lansimit të albumit, pikërisht para datës 27 shkurt, projekt i cili pritet ta shënojë një tjetër sukses të "Albanian Outlawz".
Ata pritet që ta vizitojnë Kosovën shumë shpejt dhe të jenë afër adhuruesve këtu.
Albumi “Flej'na kur t'desëm” do t’i përmbajë 13 këngë, produksione të cilat janë të punuara nga Kollaps Beat, Niza, SourceMuzik & Cano Millano. Grupi po ashtu lajmëroi se albumi do të jetë në shitje në të gjitha platformat, si: iTunes, Spotify, Amazon etj.