Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gaçe e Malaj nuk ndalen pas pauzës në muzikë

Shumë shpesh këngëtarët vendosin që të bëjnë një pauzë, duke u larguar nga skena për arsye të ndryshme, në të shumtën e rasteve për arsye personale. Dhe, t’i rikthesh më pas muzikës nuk është aspak e lehtë, e sidomos për ata që pauzojnë më gjatë.

Zhvillime të këtilla kemi parë shpesh edhe në skenën muzikore shqiptare. Kemi parë këngëtarët që ‘goditen’ me rikthime dhe nuk u ndalën në asnjë moment, por i kemi parë edhe ata emra të cilët u rikthyen, por ishte e vështirë të arrinin ku ishin dhe aktiviteti i tyre është i pakët, transmeton emisioni “Express” në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për t’u ndalur te këngëtarët që patën sukses në rikthime, e kujtojmë Aurela Gaçen. Pas disa vitesh që kaloi në Amerikë, atje ku kishte qenë kohë pas kohe aktive nëpër mbrëmje muzikore të shqiptarëve, ajo u rikthye në muzikë duke u paraqitur fillimisht te Festivali “Kënga Magjike”.

Gaçe hasi në një mikpritje të ngrohtë dhe me këngën “Hape veten” arriti të fitojë edhe çmimin e parë të këtij festivali. Kënga ishte shndërruar në hit të madh, mirëpo nuk mjaftoi me kaq. Pas kësaj pjesëmarrjeje, kjo këngëtare erdhi edhe në një projekt tjetër, krejtësisht ndryshe siç ishte “Origjinale” një bashkëpunim me Marselin dhe DR. Florin.