Kryeparlamentari Kadri Veseli ka komentuar paraqitjen e tij në serialin “O Sa Mirë”.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo ishte përvojë shumë e veçantë, por po ashtu shumë e vështirë për të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeseli në Facebook ka postuar edhe një video nga gabimet gjatë xhirimeve të episodit 101.
“Aktrimi në serialin “O sa mirë” ishte një përvojë shumë e veçantë për mua. Aktrimi është një profesion i vështirë, falënderoj aktorët e talentuar dhe stafin realizues që ma lehtësuan. Në këtë video mund të shikoni disa nga gabimet e shumta që kam bërë gjatë xhirimeve”, ka shkruar ai.
“O Sa Mirë” transmetohet çdo të diel prej orës 20:00 ekskluzivisht në KTV.