“Sa jena t’ri”, e mban titullin projekti i fundit i reperit, Gent Fatali, i cili u pëlqye mjaft shumë nga publiku dhe adhuruesit e tij, pasi brenda vetëm 5 ditësh kënga i ka marrë mbi gjysmë milionë klikime.
Reperi për Express në KTV thotë se është ndarë tejet i kënaqur me realizimin e projektit dhe produktin final.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdër të tjera, Fatali po ashtu tregon se pse ka vendosur që të jetojë e veprojë në Shqipëri.
Reperi e konsideron veten shumë me fat që për një kohë të shkurtër ka arritur t’i bëjë për vete një numër të madh të adhuruesve.
Në diskografinë e tij shumica e bashkëpunimeve janë me artistë nga Shqipëria. Se a do të ketë bashkëpunime Gent Fatali me artisë nga Kosova tregon vetë ai.
Një projekt tjetër është gati nga Gent Fatali, të cilin mund ta presim shumë shpejt.
Koncertet pa dyshim janë një matës i mirë i suksesit dhe famës së një artisti, e Genti tregon se sa është i pranishëm në koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Emra të shumtë janë bërë pjesë e repit dhe hiphopit shqip, emra të cilët me të vërtetë po tregohen mjaft të suksesshëm dhe momentalisht mbeten ndër artistët më të kërkuar të këtij zhanri muzikor. Por, çfarë e dallon Gentin nga reperët e tjerë.
Gent Fatali udhëton vazhdimisht nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas, por ku sheh reperi më shumë talente, këtu apo atje?
Genti është një nga reperët më unikë dhe kreativë në vend. Në intervistën ekskluzive për Expressin ai flet për inspirimin e tij në realizimin e këngëve dhe klipeve, të cilat gjithmonë vijnë më ndryshe.
Tregu ndërkombëtar mbetet një synim për shumicën e estradës, por sa e sheh Genti veten në këtë pjesë të synimeve në karrierën e tij?
Reperi po ashtu tregoi për parimin e tij sa i përket lansimit të projekteve dhe realizimit të tyre, dhe se a u përgjigjet kërkesave të fansave në shijen e tyre dhe në atë se çfarë duan nga Genti.
Gent Fatali mbetet nga reperët më të pëlqyer në vend. Ai famën e mori me këngët si: “Na e dina”, “Ex”, “Çka don ajo” dhe së fundmi “Sa jena t’ri”.
Shija dhe stili i tij mbeten tejet premtuese për tregun e muzikës shqiptare.