Duke mos specifikuar datë, revista prestigjioze “The Vogue” ka konfirmuar se këngëtarja me famë botërore Rita Ora do ta vizitojë Kosovën gjatë vitit 2018.
Në një intervistë brenda ceremonisë “Grammy”, Rita Ora ka folur për “The Vogue” për planet e saja për vitin 2018, me ç'rast ka treguar se do ta vizitojë edhe Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në rrugën për ceremoninë e madhe të çmimeve në Madison Square Garden, Ora ndau gjithçka që pret këtë vit – turne në Amerikë dhe Evropë, album të ri, udhëtimin misionar për në vendlindje, Kosovë”, ka shkruar kjo revistë, duke mos e zbuluar akoma intervistën e plotë.
Ditëve të fundit Rita Ora u përfol se do të performojë në një koncert të organizuar në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.