Për vjet me radhë ishin shokë, para se lidhjen e tyre ta shndërronin në dashuri, duke i shtyrë ata që të martoheshin në vitin 2011.
Aktorja Rachel Weisz ka rrëfyer se asnjëherë nuk ka qenë ambicie e saj që të martohet derisa nuk u njoftua me aktorin Daniel Craig.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo47-vjeçarja ka thënë se në rini ishte shumë e pavarur dhe se nuk mund të shihte filma romantik, para se dashuria “të ndodhte” një ditë me aktorin britanik.
“Është shumë personale, është shumë private. Nuk mendoj se është vetëm e imja pasi të dy jemi në sytë e publikut. Por asnjëherë nuk kam menduar se do të martohem. Nuk ka qenë ambicie e imja. Ishte krejt e kundërta”, ka thënë Rachel Weisz.