Një laramani materialesh e mysafirësh në studio do të ketë sot në emisionin e pasdites “Express” në KTV
Në pjesën e parë do të mund të ndiqni të rejat e fundit nga showbiznesi vendor dhe ai nëdrkombëtar. Informacionet e fundit nga artistë të nryshëm si Rita Ora, Dua Lipa, Capital T, Adelina Ismajli e Capital T do të mund të kuptoni nga ora 16:30. Në studio do të jetë këngëtarja nga Shqipëria Irena Metalla e cila do të promovojë këngën “Melodi”. Poashtu do të mund të informoheni për gjithçka që e ka karakterizuar ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “Sag Awards”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas informacioneve të ditës në Lajmet e orës 17h, i ftuar në Express intervistën e ditës është Adnan Rrustemi, anëtar i VV-së, me të cilin do të flasim për zgjedhjet në Vetëvendosje.
Në temën e ditës, me të ftuarit:Erolld Belegu, Mihrije Braha dhe Neki Emra do të flasim për mungesën e festivaleve. Kosova, pa festival të muzikës argëtuese
Kush është njeriu që i jep dritë skenës e që mbi një dekadë ka qëndruar përballë aktorëve?
Në rubrikën “Jeta e shëndetshme” nutricionistja Egzona Makolli sjellë recetën e shëndetshme për palpeta me tërshërë.
Këto dhe më shumë sot duke filluar nga ora 16:30!